Teuta fitoi 2-0 me Erzenin në derbin e zhvilluar në “Niko Dovana”. Pas gjashtë ndeshjeve, djemtë e Edi Martinit marrin tri pikët e plota në një ndeshje të luftuar, me raste dhe penallti.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll pa gola, teksa gjithçka u zhbllokua në minutën e 64. Ishte një prekje me dorë në zonën e shijakasave që nxori nga pika e bardhë Kallakun.
Sherifi mposhti portierin, duke i dhënë epërsinë të tijve. Në të 77 minutë, Lorenco Vila hipotekoi fitoren me golin e dytë, me Teutën që merr një fitore të vyer.
Erzeni ka pesë ndeshje që nuk del te fitorja dhe me 38 pikë mban vendin e shtatë. Nga ana tjetër, Teuta po me 38 pikë kalon në vendin e gjashtë, pesë pikë më pak se zona evropiane.