Celebrities Film & Tv Gossip

“Është e neveritshme”, Efi nuk i kursen ofendimet për Oltën!

Që nga data e nisjes dhe deri më tani polemikat që krijohen nga banorët e “BBV” kanë transmetuar emocione të forta, ku secili banor me historitë dhe personalitetin e tij, është kthyer në protagonist të përditshmërisë sonë, duke na tërhequr edhe me raportet që krijojnë me njëri-tjetrin, por edhe me konfliktet që mbizotërojnë brenda në shtëpi.

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Një nga banoret më të përfolura të këtij sezoni padiskutim që ka qenë edhe Efi. Ditën e sotme ajo ka debatuar me një tjetër banore protagoniste brenda shtëpisë dhe bëhet fjalë pikërisht për Oltën. E duket se në një diskutim me Luizin dhe Kiarën, bukuroshja nuk i ka kursyer ofendimet për aktoren duke e quajtur të neveritshme.

Luizi ka shumë që e përkrahin lojën e tij e mes tyre është dhe një banore e shtëpisë e cila që prej fillimit ka treguar se është përkrah tij dhe siç është shpehur është në ‘Grupin Lui’. Bëhet fjalë pikërisht për Efin. E duket se mes tyre ka lindur një miqësi shumë e mirë, aq sa disa orë më parë këngëtari i tha kësaj të fundit se ka kërkuar që bileta e tij të shkojë për Efin, pasi kjo e fundit nuk ka një të tillë që prej ndarjes nga Mikela.