Celebrities Film & Tv Music Showbiz

Është e pamundur por Billie Eilish mund t’ju bëjë që ta dashuroni vetëm duke dëgjuar këtë video!

Billie Eilish nuk po mundet që të marrë frymë dhe të bëjë pak pushim. Krijuesja e hitit më të njohur ‘Bad Guy’, Kacey Musgraves dhe Anderson Paak ishin ndër të ftuarit special që do të jenë pjesë në sezonin e 52-të të ‘Sesame Street’. Siç raportoi edhe ‘USA Today’ sezoni i cili përfshiu gjithashtu Jon Batiste dhe superyllin e tenisit Naomi Osaka, do të shfaqej premierë më 11 nëntor në ‘HBO Max’.

Por me këtë shfaqje këngëtarja 19-vjeçare arriti që të fitonte zemrat e të gjithëve jo vetëm me këngën e bukur që ajo e kishte përshtatur me të njëjtin e tekst si hiti i saj “Happier Than Ever” në një mënyrë më unike dhe më të veçantë siç vetëm Billie di por edhe me paraqitjen dhe sjelljen unike.

Muzikantë të tjerë që janë shfaqur së fundmi në një nga serialet më të dashur dhe më të shikuar amerikan, ‘Sesame Street’ përfshijnë Dave Grohl, Chance the Rapper dhe Jack Antonoff.

Rikujtojmë gjithashtu se këngëtarja Billie Eilish e ka mbajtur fjalën! Me look-un e saj bazuar edhe tek Sally nga ‘The Nightmare Before Christmas’ ajo interpretoi dhe këndoi si të ishte vërtetë Sally. Ky ishte një nga eventet që u risoll pas tre viteve. Risia e këtij viti ishte se u zhvillua gjatë dy netëve dhe se u organizua në stadiumin e ri ‘Banc of California’ në Los Angeles.

Pavarësisht se vetë bukuroshja 19-vjeçare, krijuesja e hitit ‘Bad Guy’ performoi për shumë pak minuta, ajo arriti që të merrte vëmendjen e të gjithë fansave që ishin të pranishëm në shfaqje por edhe të të gjithë ndjekësve në rrjetet e ndryshme sociale. Të gjithë nuk ngurruan që të jepnin komentet e tyre dhe që ta përgëzonin Billie-n për këtë super performancë.

Vlen për t’u përmendur se Billie u pa duke u takuar me producentin e filmit, Tim Burton, në një festë të ‘Grammy’-t në muajin janar të vitit të kaluar. Filmi u bazua në një poezi dhe histori të shkruar nga Burton, dhe vazhdoi të fitonte 91.5 milionë dollarë në arkë kundrejt një buxheti prej 24 milionë dollarësh. Duke u bërë i njohur gjatë viteve, filmi është ribotuar nga ‘Walt Disney Pictures’ shumë herë.