Aktualitet

Është koha për Radio!

Fillimshekujt duket se përsërisin veten me kriza besimi, ekonomie dhe si rrjedhojë prodhojnë edhe kontraksione sociale. E tillë është edhe koha që po jetojmë në këtë fillimshekulli, në botën e madhe dhe Shqipërinë e vogël. E gjitha në fund është një përjetim që lidhet me realitetin, realiteti me fjalën e fjala me zërin. Përfytyroni një shekull më parë nuk kishte ekrane televizori e portale informative, por kishte radio.

Në radio zëri i padukshëm, por i përfytyruar i dikujt jepte lajmin se lufta filloi diku në Evropë, apo se Amerika e largët kishte rënë në kthetrat e depresionit të madh. Bota dëgjohej e përfytyrohej gjithnjë përmes një artopalanti të vogël që ishte mundësia e vetme për të krijuar përmes muzikës e fjalës dashurinë e idealizuar. Përmes radios bota njohu luftën dhe paqen, dashurinë dhe ndarjen, qeshjen dhe lotin. Kohët rrodhën, ashtu si vitet, dekadat e shekujt. Botën e pushtoi teknologjia, por radio është ajo që nuk ndryshoi. Ne thithim ajër, por nuk e kemi mendjen që e kryejmë çdo sekondë këtë proces.

A nuk ndodh kështu dhe me radion?! Të paktën gjithkujt prej nesh i ka qëlluar të dëgjojë radio dhe ta marrë atë si pjesë të normalitetit e të pavëmendjes së natyrshme. Dëgjon radio kur bën dush, kur ecën me makinë, kur bën make up, kur je në lokal me miq, kur je vetëm, por në fakt nuk je sepse me ty është radio dhe nëse ke radion ti ke botën. Vetëm kur radio pushon ti kupton se diçka ndryshoi, diçka mungon. Sepse radio është si fryma.

Pa frymë ska mendim, nuk kupton dhimbjen apo gëzimin, meditimi, trishtimin e ngazëllimin. Të githa t’i thotë radio, t’i thotë një zë që t’i zgjedh të jetë zëri yt, ose zëri i dijes apo ditës tënde. Ndaj radio erdhi dhe ekziston në këtë botë për të qenë deri kur të mbeten dy njerëz që njëri të flasë e tjetri të dëgjojë, sigurisht përmes një radioje. Prandaj Top Albania Radio ekziston!

Pavarësisht 30 viteve zhvillim, sot jetojmë në Shqipërinë kur të gjithë e kemi menduar të paktën një herë ikjen, ku shpresa është fshehur nëpër skutat tona më të errëta,

Por është koha të bëjmë diçka, pa justifikime! Për veten!

Është koha për të dëgjuar
për t’u dashuruar
për t’u ngritur
Është koha për të guxuar
për të luajtur, kërcyer
NDJERË!
Është koha për të lëvizur
është koha për të qeshur
për të Luftuar
Guxuar
Qëndruar
Është koha për të mbijetuar
ËSHTË KOHA PËR TË VEPRUAR

është koha për RADIO!