Celebrities Gossip Showbiz

“Është më i dashur seç duhet, nuk e shoh me aq dëshirë të madhe”, e dashura e Kledit flet për herë të parë!

Ky “Big Brother VIP” mund të themi me plot gojë se ka patur situata nga më të ndryshmet, gjë që padyshim i ka mbajtur banorët ‘të gozhduar’ pas ekranit prej më shumë se një muaj tanimë. Me plot debate, diskutime, thashetheme, rrëfime personale e lojëra ka arritur të fitojë zemrat e teleshikuesve.

E nuk ekziston vetëm kurioziteti për atë çfarë banorët bëjnë brenda shtëpisë, por edhe për atë që bëjnë jashtë saj dhe jetën e tyre private përtej mureve të shtëpisë. Pak më parë, e ftuar në “Shqipëria Live” ishte e ftuar e dashura e Kledit, një prej banorëve më të përfolur. Teksa, ky i fundit është parë edhe duke treguar paska shumë afrimitet me disa nga vajzat e shtëpisë, bashkëjetuesja e tij u shpreh se nuk është xheloze, por dhe nuk e sheh me aq dëshirë të madhe këtë afrimitet.

Big Brother është diçka e re, është një eskperiment i ri. Natyrisht që ai është larg nga familja, nga njerzit e dashur. Një respekt i madh për mua që ka ecur aq mirë, është shumë i dashur. Nuk e shoh me aq dëshirë të madhe, natyrisht, por ai është Kledi, është i dashur, më i dashur seç duhet, por nuk jam xheloze për këtë, sepse e di se si është Kledi.

Teksa, Kledi nuk ka folur thuajse aspak për lidhjen e tij jashtë “Big Brother VIP”, e dashura e tij është shprehur e lumtur për faktin se e ka ruajtur privatësinë mes tyre.

Ne kemi 6 vjet bashkë. Për mua është shumë korrekte që ai nuk flet për jetën private. 

Rikujtojmë se, spektaklin e mbrëmjes së djeshme, Kledi u votua si më i preferuari i banorëve dhe si më i preferuari pati mundësinë të zgjedhë banorin apo banoren që do të vazhdojë lojën si “çift”. Dhe ai zgjodhi të vazhdojë lojën me Arjolën, me të cilën ka marrëdhënie shumë të mira.