Celebrities Gossip Showbiz

Është mikesha e saj e ngushtë, por çfarë mendon Argjira për sjelljen e Fifit brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”?

Një nga banoret e shtëpisë, Fifi ka qenë shumë e diskutuar për shkak të reagimeve të saj ndaj situatave të ndryshme, që për hir të së vërtetës është diskutuar nga konkurrentët e tjerë dhe publiku jashtë si sëmundje mendore. Bukuroshja gjithashtu është përfolur shumë edhe për afrimitetin e saj me ish- banorin e shtëpisë, Granitin që nuk përfundoi ashtu siç pritej.

Mirëpo, sërish si këngëtare, ajo mbetet një ndër më të pëlqyerat e sidomos për baladat e saj shumë të ndjera.

Lidhur me këto paragjykime të shumta ndaj këngëtares ka reaguar dhe mikesha e saj e ngushtë, Argjira Spanca, e cila me anë të një postimi në Instastory ka treguar se Fifi është një njeri zemër të madhe dhe shumë e sinqertë.

Jo vetëm Argjira, por edhe Morena jo më larg se para disa ditësh u shpreh lidhur me reagimet e njerëzve ndaj Fifit duke treguar se ajo njeh Fifin që “për pak derdh lot se brenda saj ka një shpirt plot ndjenja”.

Këngëtarja, gjithashtu ka qenë në qendër të vëmendjes pas reagimit të ashpër që pati pas puthjes së Sarës dhe Dj PM.  Ndërsa të gjithë prisnim që shtëpia të mbushej nga dashuria dhe emocionet e forta, ishte pikërisht një debat i ashpër që e përkeqësoi situatën. E gjitha nisi kur Dj PM vendosi t’i thotë Fifit për puthjen me Sarën. Ndërsa pritej që ajo të gëzonte për dy miqtë e saj, reagimi i Fifit ishte i papritur teksa ajo u nxeh dhe iu drejtua Sarës me tone të ashpra.