Celebrities Gossip Showbiz

“Është në plane, por…” Xhensila Myrtezaj zbulon të vërtetën rreth shtatzënisë së saj!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy-n, dy reperët e grupit Babastars. “Mëkati jem” ka mbi 6 milion klikime në YouTube.

E duke lënë pak pas muzikën edhe jeta personale e këngëtares është shumë e përfolur. Ajo dhe bashkëshorti i saj, aktori i njohur Bes Kallaku janë prej 3 vitesh tanimë prindër të një vajze me emrin Ajka. Që prej kartolinës së dhjetorit ku ndjekësit dyshuan për një shtatzëni të mundshme të saj për shkak të fustanit që i qëndronte i fryrë në bel dhe pozicionimit të dorës së saj e deri para te postimi i fundit i Xhensilës nga pushimet ku teksa shfaqet shtrirë me rroba banjo dhe vajza e saj Ajka që i qëndron afër belit, bukuroshja është përfolur shumë.

E pyetur nga Prive, këngëtarja mohoi zërat, megjithatë na tregoi se e ka në planet e saj.

Nuk është e vërtetë. Një vëlla ose motër është në plane, por ky nuk qenka momenti.

Të qenit një personazh i njohur padyshim që të vendos në ‘lupën’ e të gjithë ndjekësve duke u komentuar kështu për cdo detaj. Sa shpesh ndodh në botë e padyshim edhe këtu te ne raste kur syri ndjekësve kap disa gjëra që ndoshta në përditshmëri nuk i dallojmë.

Ashtu si ka ndodhur me dy bukuroshet e showbiz-it tonë, Bora Zemani dhe Xhensila Myrtezaj. Padyshim të dy vajzat janë gjithmonë në daljet e tyre tejet të kuruara edhe në detaje, por këtë herë kanë shkëlqyer me po të njëjtë veshje. Bëhet fjalë për një kostum me detaje lulesh në ngjyrë blu dhe të bardhë që i ka bërë vajzat të bëjnë xing.