Celebrities Gossip Ndryshe Showbiz

“Është një thashethemexhi i lezetshëm” ja si e komenton Zhaklin Lekatari Armaldon!

E ftuar sot në emisionin “Ndryshe” ishte Zhaklin Lekatari, e cila momentalisht po përflitet shumë për rolin e saj si opinioniste në Big Brother. Sot Zhaklina ka lënë impenjimin e saj nga Prime i Big Brother për të na treguar eksperiencën e saj në këtë reality-show, opinionet mbi banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri dhe marrëdhënien e saj me Arbër Hajdarin. Lekatari u pyet mbi karakteristikat e secilit banor sipas këndvështrimit të saj dhe ja se si u përgjigj ajo.

Si të duken banoret e reja, Nita dhe Diola?

Më pëlqejnë edhe Nita edhe Diola. Më pëlqen të jenë më aktive. Më duken vajza shumë stabile, por nuk kanë arritur ende të jenë pjesë e dinamikave të shtëpisë , pra janë ende satelitore. Ato kanë sjellë një frymë të re të jogës, të meditimit, por duhet të jenë më shumë pjesë e dinamikave.

Po Bjordi çfarë mund të na sjellë në këtë Big Brother VIP?

Unë Bjordin e kam ndjekur edhe te Big Brother 2. Është ‘sweet’ edhe ‘smart’, mendoj se mund të arrijë deri në fund me atë stilin e vet, me atë kulturën e vet italiane.

Po në lidhje me Armaldon çfarë do të na thuash?

Ka atë stilin e vet, është i këndshëm. Në fillim u duk si ata të qetit, që do jetë ndër të parët që do eleminohet. Ai qëndrimi në rulotë e vuri shumë në pah dhe tregoi se ka humor të lezetshëm, ka autoritet. Të tjerët e respektojnë edhe për shkak të moshës apo mënyrës si imponohet.