Celebrities Gossip Showbiz

Është njëra që e bën xheloze në lidhje me Besin… Xhensila Myrtezaj ‘zbulon sekretin’!

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Projekti i saj më i fundit muzikor është ai në bashkëpunim me Majk dhe Ghetto Geasy-n, dy reperët e grupit Babastars. “Mëkati jem” ka mbi 6 milion klikime në YouTube.

Më 1 shtator të vitit 2017 Xhensila dhe Besi kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë dhe shijuan një muaj mjalti ashtu siç ndodh vetëm në ëndrra. Ndërsa në korrik të 2018-ës, çifti u bënë prindër për herë të parë. Aktori dhe këngëtarja u bekuan me një vajzë, të cilën e pagëzuan me emrin Ajka.

Prej shumë vitesh tanimë dyshja janë kudo bashkë edhe pse kohëve të fundit të shoqëruar nga vajza e tyre Ajka. Besi dhe Xhensila nuk ngurrojnë shpesh të tregojnë momente nga jeta e tyre familjare, ashtu siç ka bërë kjo e fundit duke na ‘zbuluar sekretin’ se për kë grua bëhet xheloze për Besin.

Me anë të disa Instastory-ve në formë shakaje, teksa ka filmuar  Besin me nënën e saj, bukuroshja krahas ka shkruar:

Po ndihem xheloze. Ah këta të dyyy

Rikujotjmë se, para disa ditësh në një postim të bërë nga vetë Xhensila, teksa shfaqet duke pozuar për Krishtlindje me vajzën e saj si në një kartolinë, ndjekësit kanë dyshuar se mos ndoshta bukuroshja është shtatzanë, pasi barku duket pak më i fryrë dhe ajo shfaqet duke e mbajtur dorën në bel.

Ende këngëtarja nuk ka vendosur të japë një reagim lidhur me këto dyshime, ndaj ne jemi në pritje të çfarë do të thotë ajo për të mos u nxituar.