Bota Tech

Është radha e kompanisë amerikane Nvidia të mbyllë zyrat në Rusi!

Së fundmi kompania amerikane Nvidia që merret me prodhimin e produkteve të ndryshme nga fusha e teknologjisë informative, do të mbyllë zyrat e saj në Rusi deri në fund të tetorit. Ky veprim vjen si pasojë e pasigurisë e të bërit biznes dhe si kundërpërgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë.

Vendime të tilla kanë marrë shumë kompani perëndimore e në veçanti ato amerikane, që kur Rusia filloi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt. Ishte Dell, Microsoft e shumë kompani tjera nga fusha e teknologjisë informative, që mbyllën zyrat e tyre në Rusi duke njoftuar se përfundimisht tërhiqen nga tregu i Rusisë. Madje edhe kompani të tjera si Starbucks, Nike, Reebok, Nokia, Samsung e Ferrari, u tërhoqën menjëherë nga Rusia që me nisjen e agresionit mbi ukrainasit.

Rikujtojmë se edhe “Universal Music Group” pezulloi të gjitha veprimtaritë e saj në Rusi. Kompania në një deklaratë për “Variety” u shpreh se:

Në fuqi menjëherë, ne po pezullojmë të gjitha veprimtaritë në Rusi dhe po mbyllim zyrat tona atje. Ne bëjmë thirrje për t’i dhënë fund dhunës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur. Ne po u përmbahemi sanksioneve ndërkombëtare dhe së bashku me punonjësit dhe artistët tanë, kemi punuar me grupe nga një sërë vendesh (përfshirë SHBA-në, Britaninë e Madhe, Poloninë, Sllovakinë, Gjermaninë, Republikën Çeke dhe Hungarinë) për të mbështetur përpjekjet e ndihmave humanitare për të sjellë ndihmë urgjente për refugjatët në rajon.