Celebrities Gossip Showbiz

Është takuar me Keisi Medinin, Kris Aliaj zbulon se çfarë ka ndodhur mes tyre!

Ky edicion i “BBV2” do të mbahet mend nga të gjithë shqiptarët. Me të vërtetë ishte edicioni i dytë por protagonistët e këtij viti i kanë mbajtur të gozhuar para ekranit çdo të martë dhe të premte të gjithë shqiptarët. Banorët e këtij viti do të mbeten gjatë në memorien e kujtdo me debatet, konfliktet, lojërat dhe momentet e lumtura të tyre. Pavarësisht gjithçkaje, neve na mbetet të presim për edicionin e tretë të tij.

Krist Aliaj ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Shqipëria Live” dhe ka treguar shumë rreht marrëdhënies së tij me ish-banorët e tjerë të “BBV2” dhe çfarë ka ndodhur me historinë e tij dhe të Keisi Medinin.

A ke folur më me Keisin?

Kristi: jo fare as nuk kemi komunikuar e kam takuar në prapaskenë…

A nuk të vjen spontave ta pyesësh t’i flasësh?

E kam takuar në prapaskenat e “Portokalli-së” kemi folur, kemi bërë muhabet njerëzor, jemi në atë nivel, nuk kam interes ta injoroj se kemi kaluar kohë bashkë…

Së fundmi Krist Aliaj dhe Ronaldo Sharka kanë darkuar me disa miq të tyre e këtë na e kanë treguar me disa postime në Instastory. Por jo vetëm kaq, një vajzë bjonde misterioze ka qenë më afër Kristit se të tjerët dhe këtë Ronaldo nuk mund të mos e ndante me ndjekësit dhe ka postuar një video duke i ngacmuar ata të dy dhe duke e vendosur Kristin në siklet ndërkohë që vajza nuk pranon të tregoj fytyrën.