Love & Sex

Është vetëm 32 vjeçe dhe ka 12 fëmijë, por komentet negative nuk e pengojnë fare!

Një grua, e cila është vetëm 32 vjeçe dhe është nënë e 12 fëmijëve dhe ka miliona ndjekës në rrjetet e saj sociale, së fundmi ka zbuluar detaje të jetës së saj dhe ka hasur në reagime të ndryshme. Britni Church solli në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 16-vjeçare dhe të fundit në moshën 32-vjeçare.

Nga mosha 16 deri në 19 vjeç, ajo lindi katër fëmijë, që do të thotë se ajo kaloi pjesën më të madhe të viteve të saj më të mira të adoleshencës shtatzënë. Në moshën 30-vjeçare ajo lindi trenjakë dhe të fundit, fëmijën e 12-të, ajo e lindi në moshën 32-vjeçare.

Shumë e pëlqyen videon në të cilën ajo tregonte se sa fëmijë lindi në adoleshencë, sa në të 20-at dhe sa në të 30-at dhe e përgëzuan atë që kujdeset për kaq shumë fëmijë. Dikush i shkruan:

Epo, ju keni një ekip të tërë basketbolli. Fëmijët janë një bekim, ju admiroj. Kam tre fëmijë dhe mezi i arrij të gjitha.

Mirëpo, si zakonisht nën video të tilla ku nënat e reja flasin për familjen e tyre të madhe, ka edhe nga ata që e kritikojnë dhe nuk e konsiderojnë normale. Dikush tjetër e komenton me fjalët:

Sa prej këtyre shtatzënive ishin aksidentale? Është e pamundur që të keni planifikuar gjithçka. A keni dëgjuar ndonjëherë për masat mbrojtëse?

Megjithatë, duket se Britni nuk ‘e vret’ mendjen për të tilla komente. Ajo i ka injoruar dhe vazhdon ndan me ndjekësit e saj foto dhe video nga përditshmëria e saj pa u shqetësuar aspak.