Celebrities Health & Beauty Live From Tirana

Estela Ujka: “Gratë të kenë zërin e tyre sesa thjesht të vishen bukur…”

Sot në emisionin “Live from Tirana” për të folur rreth make up-it ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike blogerja e njohur, Estela Ujka. Si një influencer e njohur ajo na tregon më shumë rreth punës së saj dhe kërkesave që ka në lidhje me produktet e make up-it dhe jo vetëm…

Për mua ka nisur fillimisht si lojë thjesht për të ndarë stilin tim, pa e ditur se ku do të na çojë kjo rrugë. Unë nuk është se jap këshilla për kujdesin ndaj lëkurës. Në këtë sens unë nuk jap këshilla për lëkurën, i dërgoj vendin ku duhet të shkojnë dhe kaq. Kanë ardhur pyetje se si të vishem po nuk mundesh t’i kthesh përgjigje 100 personave. 

Unë në fakt kam një audiencë më të pjekur që janë të vetëdijshme për kujdesin ndaj vetes, kanë mundësi ta bëjnë dhe për këtë target vlejnë këshillat tona. Në rutinën time të kujdesit ndaj lëkurës janë mbi 12 produkte që përdor. Unë mundohem që të gjitha videot që postoj të makep up-it dhe kujdesit ndaj lëkurës të jenë reale. Nuk mund të postosh një rutinë të kujdesit ndaj lëkurës me 17 filtra dhe të thuash që ky produkt bën mrekullira.

Unë nuk rekamandoj kurrë një produkt që nuk bindem që është i mirë. Shpresoj që mos të influencoj vetëm për veshjet dhe make up-in, po për të jetuar shëndetshëm dhe për të pranuar veten. Gratë të kenë zërin e tyre më shumë sesa të vishen bukur dhe të kenë lëkurën e shkëlqyeshme.