Showbiz

Eugent Bushpepa së shpejti me një koncert recital

Këngëtari shumë i dashur i muzikës rrok Eugent Bushpepa pak ditë më parë ka publikuar projektin e tij të parë muzikor pas 2 vitesh i quajtur “Stay with me Tonight”.

Kjo prurje menjëherë është mirëpritur nga publiku dhe fansat e këngëtarit të cilët e kanë votuar për të qenë pjesë e “The Top List”. Këtë javë “Stay with me Tonight” është pozicionuar në vendin e parë të klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare sikurse dhe javën e kaluar.

Në një intervistë ekskluzive për Top Awards, Genti ka dhënë detaje të tjera rreth këngës dhe klipit të veçantë të kësaj kënge. Ai gjithashtu tregoi për herë të parë se shumë shpejt do të vijë me një koncert recital.

Momentalisht artisti është duke punuar në realizimin e këtij koncerti duke shpresuar që së shpejti do ta shohim në skenë duke interpretuar hitet e tij më të mëdha.