Sport

Euro 2020, Italia brenda ose jashtë!

Krenare për formën shumë të mirë që po kalon! Kështu do të prezantohet sonte në 21:00 Italia në sfidën me Austrinë në Euro 2020 në tempullin londinez Wembley.

Kjo është faza me eliminim direkt dhe italianët që kanë treguar se fitojnë e bindin i pret sfida brenda ose jashtë. Fjalën e fundit do ta thonë sonte në fushë.

Trajneri Mancini nuk i nënvlerëson austriakët.

Të jem trajner i Kombëtares më ka dhënë shumë kënaqësi e dua të vazhdoj të jem. Falenderoj lojtarët që janë treguar të aftë e më kanë kënaqur! Me kundërshtarët duhet ndeshje e madhe pasi kanë cilësi e janë agresivë! Do të zhvillojmë garën tonë, nuk mund të bëjmë gjë tjetër!

Mancini është i qetë:

Të gjithë jemi të qetë pasi mbështetemi te lojtarë të zotë e kushdo të zbresë në fushë do të vazhdojë të bëjë atë që ka bërë deri tani! Të luash në Wembley duhet të jetë kënaqësi pasi është një stadium shumë i bukur, një rast për shumë futbollistë!

Për shkak se Itali-Austri luhet në Angli, nuk mund të fshihet shqetësimi lidhur me infektimet nga koronavirusi ku numri i rasteve me variantin Delta të koronavirusit është në rritje.

Nuk ka shumë dyshime për formacionin tekniku italian, i cili disa herë ritheksoi se e ka për kënaqësi të mbështetet në lojtarë në formë të shkëlqyer e të qetë mendërisht.

Para ndeshjes së sotme me Austrinë, mendimi shkon edhe për të munguarit duke nisur nga Moise Kean.

Na erdhi keq që nuk e sollëm atë, Politano-n, Mancini-n e të tjerët. Moise e di se në të ardhmen mund të jetë lojtar i madh për Kombëtaren e Italisë, varet prej tij ashtu si dhe nga të tjerët. Ka shumë cilësi e mund të përmirësohet!