Sport

Euro 2020/ ‘Këpuca e artë’, Ronaldo vijon të jetë në krye!

Portugalia është jashtë europianit që në fazën e 1/8, por ka ende diçka të cilën mund ta festojë të paktën në aspektin individual. Gjithçka lidhet me Cristiano Ronaldo-n, pasi 36-vjeçari vijon të jetë golashënuesi i “Euro 2020” me 5 gola, po aq sa Patrick Shick i Çekisë.

Ky i fundit renditet i dyti, pasi UEFA bëri një sqarim duke deklaruar se në rast barazie favor ka ai që mund të ketë dhënë asisit.

Në këtë rast Cristiano Ronaldo numëron një të tillë dhe për këtë arsye renditet ende i pari, por deri në fund të Euro 2020 padiskutim që mund të ketë ndryshime.

Vetëm në dy ndeshjet e fundit Harry Kane ka shënuar tre gola me Anglinë, ndërsa në një kuotë të tillë golash është edhe bashkombasi Rahem Stërling. Shanse për të fituar ‘këpucën e artë’ në Europian ka edhe Dolberg i Danimarkës i cili deri më tani ka shënuar tre gola dhe është ende në lojë.

Nga të eliminuarit vlen për t’u theksuar gjithashtu Benzema dhe Forsberg, futbollistët e Francës dhe Suedisë, të cilët kanë realizuar nga 4 gola.

Në “Euro 2016” golashënues u shpall Antoine Griezman i Francës me 6 gola, ndërsa këtë edicion mbetet për t’u parë nëse do të arrihet një shifër e tillë pavarësisht se deri më tani ky është Europiani me mesataren më të lartë të golave të realizuar ndonjëherë.