Sport

Euro 2020, punët nuk janë dhe aq mirë për Spanjën, Anglinë e Portugalinë!

“Euro 2020” nuk duket aq i surprizave sa Europiani i 5 viteve më parë por edhe pa befasi nuk është!

Disa kombëtare me prestigj i kanë komplikuar shumë gjërat. Mjafton të mendosh Spanjën, që detyrohet të luajë kualifikimin në ndeshjen e fundit, atë me Sllovakinë. Gjithashtu kemi Anglinë, e cila rrezikon të kalojë e dyta, pas Republikës Çeke. Punët nuk shkojnë aspak mirë edhe për Portugalinë pas humbjes së rëndë të një dite më parë me Gjermaninë.

Sa i përket skuadrave favorite të këtij Europiani, Belgjika ecën krenare, me pikë të plota dhe praktikisht si e para e Grupit B. Rusia do të jetë e dyta në rast barazimi me Danimarkën. Po të humbiste e duke besuar në humbjen e Finlandës me kombëtaren e Lukakut, tre do të ishin ekipet me pikë të barabarta.

I njëjti diskutim si me Belgjikën, vlen gjithashtu për Holandën, që ndeshjen e fundit në Grupin C e ka me Maqedoninë e Veriut. Për vendin e dytë, luftojnë Austria e Ukraina.

Në Grupin D, Anglia e luan me Çekinë majën e klasifikimit. Kush humbet mund të gjendet në të njëjtin pozicion në renditje me atë që fiton mes sfidës Kroaci-Skoci.

Në Grupin E gjithçka është në diskutim. Spanja e Luis Enrique-s, rrezikon daljen e parakohshme. Suedezëve i mjafton barazimi me polakët për ta mbyllur të parët klasifikimin në grup por mundet që jo nëse Spanja e mund Sllovakinë me rezultat shumë të thellë. Nëse Suedi-Poloni e mbyllin përballjen në barazim, Morata e shokët pritet ta çojnë Spanjën në krye, gjithnjë po të sigurojnë pikët në ndeshjen e fundit.

Sa i përket Grupit F, në krye qëndron Franca, me një pikë më shumë se Portugalia e Gjermania. Vendimtare, përballja direkte Mbappé-Cristiano Ronaldo. Barazimi mes tyre dhe një fitore e gjermanëve ndaj hungarezëve do të nxirrte në krye Gjermaninë.