Sport

Euro 2020, sot dhe nesër pushim, të shtunën rifillojnë 1/8-at!

Mbyllet faza e grupeve të Europianit. 1/8-ve i është bashkuar Gjermania ndërsa po nga Grupi F janë kualifikuar edhe Franca si e para që barazoi 2-2 me Portugalinë e me të njëjtin rezultat u mbyll edhe Gjermani-Hungari.

Tashmë, në 1/8-at dy përballjet e para do jenë mes Uellsit e Danimarkës ndërsa Austria do të masë forcën me Italinë.

Po në fazën e parë me eliminim direkt do të ndeshen Holanda me Republikën Çeke e spikat Angli-Gjermani.

Spanja do të luajë përballë Kroacisë, Suedia pritet të masë forcat me Ukrainën ndërsa Belgjika do ketë një kundërshtar të vështirë si Portugalia.

Franca, Kampione e Botës përballet me Zvicrën.

Uells-Danimarkë, (E shtunë 26 qershor, ora 18:00, Amsterdam)

Itali-Austri (E shtunë 26 qershor, ora 21:00, Londër)

Holandë-Republika Çeke (E dielë 27 qershor, ora 18:00, Budapest)

Belgjikë-Portugali (E dielë 27 qershor, ora 21:00, Sevilje)

Kroaci-Spanjë (E hënë 28 qershor, ora 18:00, Kopenhagen)

Francë-Zvicër (E hënë 28 qershor, ora 21:00, Bukuresht)

Angli-Gjermani (E martë 29 qershor, ora 18:00, Londër)

Suedi-Ukrainë (E martë 29 qershor, ora 21:00, Gllasgou)

Sot dhe nesër nuk do të luhen ndeshje në Euro 2020 e me rifillimin e tyre të shtunën më 26 qershor, rikthehet emisioni sportiv “Pasó Euro 2020″ me Denis Dyrnjanë e Albana Ruçin, çdo mbrëmje në orarin 20:00-21:00.

Ndërkaq, në takimet e zhvilluara deri tani, listën e golashënuesve më të mirë e kryeson ylli portugez, Cristiano Ronaldo. Ronaldo shënoi 5 gola e dha një asist. Pas tij vjen sulmuesi suedez Emil Frosberg, me 3 gola. Ai spikati me dopietën e djeshme kundër Polonisë.

Dhjetëshen e më të mirëve deri tani e mbyll Xherdan Shaqiri me 2 gola.

Klasifikimi:

1.Cristiano Ronaldo (Portugali)  5 gola, 1 asistim

2.Emil Forsberg (Suedi) 3 gola

3.Robert Lewandowski (Poloni)  3 gola

4.Romelu Lukaku (Belgjikë) 3 gola

5.Patrik Schick (Çeki) 3 gola

6.Georginio Wijnaldum (Holandë) 3 gola

7.Memphis Depay (Holandë) 2 gola, 2 asistime

8.Ciro Immobile (Itali) 2 gola, 1 asistim

9.Ivan Perisic (Kroaci) 2 gola, 1 asistim

10.Xherdan Shaqiri (Zvicër) 2 gola, 1 asistim