Sport

“Euro 2020”, sot luhen Ukrainë-Maqedoni e Veriut, Danimarkë-Belgjikë e Holandë-Austri!

Pas triumfit në takimin hapës ndaj Rusisë, përfaqësuesja e Belgjikës do të synojë fitoren ndaj Kombëtares së Danimarkës, sot në orën 18:00, për të garantuar kualifikimin për në fazën me eliminim të drejtpërdrejtë.

Deri tani gjithçka po shkon sipas skenarit të përgatitur nga trajneri Roberto Martinez dhe ekipi që kryeson prej kohësh renditjen botërore të FIFA-s hodhi një hap të sigurtë drejt raundit tjetër, që pas fitores së thellë ndaj skuadrës së Stanislav Cherchesov.

Në Grupin B, Rusia i ka ndërlikuar ndjeshëm llogaritë, pas fitores minimale me Finlandën dhe tani Belgjika, Rusia e Finlanda kryesojnë në kuotën e 3 pikëve, ndërsa Danimarka mbyll grupin me 0 pikë.

Po sot, në Euro 2020 luhen edhe Ukrainë-Maqedoni e Veriut në 15:00 e Holandë-Austri në 21:00.

Italia e Roberto Mancini-t është skuadra e parë e kualifikuar për në fazën e 1/8 të Euro 2020. Me dy fitore me të njëjtin rezultat 3-0 në dy ndeshjet e para, me Turqinë e Zvicrën, të kaltrit po tregojnë se janë “makinë lufte”.

Nga shtatori 2018, nuk humbet më por vetëm fiton, bind, argëton dhe nuk gabon në asgjë duke arritur rezultat fantastik me 29 ndeshje radhazi pa humbje.

Rekordi për Italinë me 30 ndeshje pa humbje është i skuadrës së  drejtuar nga Luigi Pozzo që daton vitin e largët 1939 dhe të dielën ndaj Uellsit, djemtë e Mancinit mund ta arrijnë këtë rekord e ta thyejnë në ndeshjen e 1/8.