Sport

“Euro2020”, vaksinohen futbollistët e Spanjës marrin dozën e parë (VIDEO)

Futbollistët e Kombëtares spanjolle janë vaksinuar.Nën patronazhin e Ushtrisë Spanjolle, futbollistët e “Stuhisë së Kuqe” kanë përfunduar vaksinimin.

https://twitter.com/SeFutbol/status/1403307911762305029?s=20

Siç ishin urdhëruar nga Federata spanjolle, të gjithë lojtarët e “Euro 2020” kanë marrur vaksinën anti-COVID-19.

Në bashkëpunim me Qeverinë spanjolle, vaksinimi u bë nën patronazhin e Ushtrisë spanjolle.

Përpos vaksinimit, lajm i mirë për Jose Enriquen është se në testimin e tretë me radhë, të gjithë lojtarët spanjollë kanë rezultuar negativë.

Një testim tjetër është rezervuar edhe për ditët e ardhshme.