Aktualitet Bota

Europa drejt hapjes totale, ja vendet e fundit që heqin kufizimet e lëvizjes nga COVID-19!

Holanda ka lehtësuar masat për të gjithë ata qytetarë që hyjnë në këtë shtet, përfshi këtu edhe shqiptarët. Lajmi është i ditur nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Kjo e fundit pohoi se duke nisur nga data 25 shkurt, udhëtarët që hyjnë në Holandë nuk janë të detyruar që të vetëkarantinohen.

Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin:

Certifikatën e vaksinimit,

Testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen).

Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes.

Sllovenia 

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se Sllovenia ka hequr të gjitha masat kufizuese të udhëtimit.

Qytetarët që udhëtojnë drejt Sllovenisë, ose përmes territorit të Sllovenisë në një vend tjetër, nuk kërkohet që në pikat e kalimit kufitar të tregojnë përmbushjen e kushtit RTV (kaluar sëmundjen/testuar/vaksinuar).

Qytetarët që udhëtojnë për në Slloveni, nuk do të jetë e nevojshme që t’i nënshtrohen karantinimit, përveç rastit kur kanë simptoma të infektimit.

Për arsye se rreziku i infektimit me Covid-19 është ende i pranishëm, rekomandohet që kur planifikohet një udhëtim duke kaluar tranzit në territorin e Sllovenisë, të monitorohet, të njihen kushtet e hyrjes dhe të përmbushen kushtet e përcaktuara në vendin e destinacionit.

Letonia 

Shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Letonisë, nga data 1 mars mund ta bëjnë me një certifikatë vaksinimi ose test negative.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 1 mars 2022, për udhëtimet jo thelbësore drejt Letonisë do të kërkohet vetëm një certifikatë digjitale e BE-së për Covid 19 ose një rezultat negativ i testit.

Nga kjo datë, nuk dot të kërkohet karantinë dhe as sistemi i regjistrimit të covidpass.lv .