Aktualitet Bota

Europol godet grupin kriminal të drejtuar nga shqiptarë! 65 mln euro transferta për të pastruar paratë e drogës

Europol ka shkatërruar një organizatë kriminale të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, të drejtuar nga shtetas shqiptarë.

Gjithsej 27 persona janë arrestuar në disa provinca spanjolle – Madrid, Malaga, Seville, Valencia, Alicante dhe Barcelona – dhe gjatë 18 kontrolleve, janë sekuestruar 615,000 euro, si dhe ora dhe bizhuteri me vlerë më shumë se 400,000 euro. .

Organizata, e përbërë nga shtetas shqiptarë dhe kinezë, mbështeti organizata të ndryshme ndërkombëtare për të pastruar fondet e marra në mënyrë të paligjshme për të lehtësuar pagesat për trafikun e drogës, duke zbuluar një trasnfertë prej 65.5 milionë eurosh.

Hetimi filloi si rezultat i raporteve të inteligjencës kriminale të dërguara në Europol, falë të cilave u bë e mundur identifikimi i një organizate të përbërë nga shtetas me origjinë shqiptare, kryesisht për mbjelljen e marijuanës në ambiente të mbyllura. Së bashku me shtetasit kinezë, shqiptarët kishin formuar një strukturë në të cilën përfitonin avantazhe të ndërsjella dhe përfitime që rrjedhin nga aktivitetet kriminale me të cilat ata ishin përfshirë.

Hetuesit kanë mundur të zbulojnë se në krye të strukturës kriminale ndodheshin dy shtetas shqiptarë, njëri që vepronte si drejtues dhe tjetri si kontabilist. Që nga viti 2018, ata kishin dy koordinatorë me origjinë kineze, të cilët dyshohet se menaxhonin një “portofol” të madh me institucione të shumta aziatike të shtrira në të gjithë territorin kombëtar.

Gjatë periudhës së hetuar midis majit 2020 dhe marsit 2021, dërgesa të vazhdueshme dhe të shumta kesh u janë bërë organizatave kriminale shqiptare, në një vlerë totale prej gati 65.5 milionë euro, në provincat e Barcelonës, Malaga, Valencia, Madrid, Sevilje dhe Alicante. .

Kreu i organizatës, me origjinë shqiptare, u arrestua si përgjegjës për veprën penale të plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, pasi kishte rrëmbyer një person.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 615 mijë euro cash, dhjetë ora luksoze me vlerë mbi 400 mijë euro, dy automjete të nivelit të lartë, makineri numërimi parash, pajisje kompjuterike dhe celularë të koduar.