Celebrities Gossip Showbiz

Evi Reçi i jep fund një herë e mirë zërave për një lidhje mes saj dhe Flori Mumajesit!

Këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur e publikut, Evi Reçi nuk përflitet thuajse kurrë për skandale apo thashetheme në rrjete sociale, por vetëm për punën e saj si në muzikë ashtu edhe në fushën e gazetarisë. Por, së fundmi kush është i vëmendshëm ndaj lajmeve, po përflitet për një lidhje të mundshme mes saj dhe kantautorit Flori Mumajesi.

Së fundmi, vetë bukuroshja ka vendosur t’ju japë fund një herë e mirë këtyre spekulimeve duke thënë se përpos bashkëpunimit në muzikë, mes saj dhe Florit nuk ka asgjë.

Mu desh të shkëputesha për studimet e universitetit. Takohemi më rrallë por dëgjohemi. Jam shumë mirënjohëse ndaj Florit. I jam falenderuese për këngët që më ka dhuruar. Është një jo e madhe sepse nuk ka pasur më tepër se kaq. Përtej miqësisë dhe afrimitetit që kishim si miq, vetëm bashkëpunime kemi pasur.

Në verën e kaluar, Evi ishte e ftuar ekskluzivisht për Live From Tirana ku zbuloi detaje mbi këngën më të fundit  ‘Mangava Tut’ dhe se çfarë fshihet pas titullit.

Më 26 nëntor të vitit 2019, këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur dhe e ëmbël për publikun, Evi Reçi humbi 7 persona të afërm për shkak të tërmetit shkatërrues, që shkaktoi 51 viktima. Asokohe këngëtarja u shpreh shumë e pikëlluar nga dhimbja ku dhe foli publikisht si në rrjete sociale, edhe në emisionin e saj, duke u shprehur se ishte e detyruar të pranonte të paparanueshmen.