Showbiz

Evi Reçi kujton e përmalluar personat e afërm që humbi nga tërmeti i 26 nëntorit

Më 26 nëntor të vitit që lamë pas, këngëtarja dhe moderatorja shumë e dashur dhe e ëmbël për publikun, Evi Reçi humbi 7 persona të afërm për shkak të tërmetit shkatërrues, që shkaktoi 51 viktima. E pikëlluar nga dhimbja, asokohe, Evi foli publikisht si në rrjete sociale, edhe në emisionin e saj, duke u shprehur se ishte e detyruar të pranonte të paparanueshmen.

Sot, një vit pas tragjedisë së madhe, Evi ka kujtuar personat e dashur me një postim në InstaStory-n e saj. Këngëtarja ka publikuar fotot e tyre, ndërsa krahas postimit shkruan: “Më keni munguar shumë! Një vit pa ju!”

Kujtojmë se familja e xhaxhait të Evit humbi jetën nën rrënoja, ashtu sikurse mikesha e saj e fëmijërisë, Diena, së bashku me të bijën dhe mamanë e saj.