Sociale

Evropa është këtu!, ambasadori i BE: Do të vijmë në shtëpitë tuaja

Në kuadër të aktiviteteve “Javët e Europës” ambasadori i BE-së në Tiranë vjen me sloganin “Evropa është këtu”. Luigi Soreca shkruan në rrjete sociale se do të ketë një tur në të gjitha bashkitë e Shqipërisë, fshat, lugina dhe male.

“Bashkohu me ne! Në tre javët e ardhshme, ne duam t’ju dëgjojmë dhe të lidhemi me ju, personalisht” thotë ambasadori i BE-së në Tiranë.

Gjithashtu Soreca thekson se “Evropa është këtu! Ne do të jemi në rrugë për tre javë, duke ndaluar çdo ditë në një bashki, shumica e tyre ku nuk kemi qenë kurrë. Ju do të dalloni autobusin tonë duke shëtitur përreth! #TeamEurope do t’ju arrijë atje ku jeni. Në qytetet dhe në fshatrat tuaja, në lugina dhe në male. Bashkohu me ne! Në tre javët e ardhshme, ne duam t’ju dëgjojmë dhe të lidhemi me ju, personalisht”.

Turi vjen si ndërgjegjësim për të rinjtë që të mos largohen, pasi “Europa është këtu” në vendin e tyre dhe të ardhmen ta ndërtojnë në atdhe.