Celebrities Gossip Showbiz

“Faj s’ka këtu Dafina, faj ka Festimi”, Lyrical Son tregoi se si lindi bashkëpunimi mes tij dhe këngëtares!

Dafina Zeqiri ka lançuar shumë këngë të reja pjesë të albumit të saj më të ri “Dafinë moj”. Një prej tyre është dhe bashkëpunimi i saj më i fundit me Lyrical Son, këngë e cila ka gati tre muaj që është publikuar. ‘Llafe llafe’ ka plot 18 milion klikime në platformën YouTube dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe pas një projekti ku kanë bashkuar forcat dy nga artistët më të pëlqyer të tregut tonë muzikor. Me ritme dhe një klip shumë veror, megjithatë një tekst i ndjerë që flet për ndarje, ‘Llafe llafe’ duket të ketë prekur zemrat e dëgjuesve.

Së fundmi i ftuar në një intervistë, Lyrical Son ka treguar më shumë detaje se si lindi bashkëpunimi mes tij dhe këngëtares bukuroshe. Reperi ka rrëfyer gjithashtu dhe një histori shumë interesante që ‘fshihet’ pas ‘llafeve’ të dy artistëve.

Dafina ma ka çuar instrumentalin shumë më parë, por isha në SHBA për punë. Pastaj u vonuam pak, sepse kënga duhet të dilte më herët, por faji ishte imi. Faj s’ka këtu Dafina, faj ka Festimi se ka qenë në Amerikë. 

Lyrical Son, i ftuar para 1 muaji në një lidhje me Skype në “Wake Up” me Ori Nebijajn dhe Isli Islamin foli më shumë mbi bashkëpunimin e tij të fundit me MC Kresha-n, “Dilëm Jasht” dhe mbi projektet e tij të reja. Lyrical Son ka zbuluar se shumë shpejt do të publikojë albumin e tij të ri. të 9-të të përbashkët me Mc Kresha.