Celebrities Gossip Showbiz

“Faleminderit Zot…” Albërije Hadërgjonaj emocionon me fjalët dedikuar së bijës për ditëlindje!

Sot këngëtarja shqiptare, Anxhelina Hadërgjonaj feston ditëlindjen e saj dhe mbush plot 29 vjeçe. Por kjo ditëlindje është pak më e veçantë për të pasi jo vetëm është kthyer në tregun muzikor, por këto ditë pritet edhe lançimi i bashkëpunimit të shumëpritur të saj me kantautorin Flori Mumajesi.

E urimin më të bukur për ditëlindjen e saj, bukuroshja e mori nga e ëma e saj, këngëtarja e njohur shqiptare me një karrierë shumëvjeçare, Albërije Hadërgjonaj. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, ajo e ka uruar vajzën e saj me fjalët më emocionuese.

Gëzuar ditëlindjen për ty vogëlushja ime. Të uroj një jetë të gjatë të lumtur, të mbushur me shëndet dashuri dhe begati. Zoti të bekoftë çdo sekondë të jetës tënde! Faleminderit Zot që më bekove me një vajzë të bukur! Faleminderit që je vajza më e mirë që mund të kërkoja ndonjëherë @anxhelina. Të don shuuumë mami.

https://www.instagram.com/p/CW-yigblYNY/?utm_source=ig_web_copy_link

Pak nga trailer-i i këngës në bashkëpunim me Florin, bukuroshja e ka publikuar në llogarinë e saj në Instagram dhe ne jemi në pritje gjithë sy e veshë.

Nëse rikujtojmë postimin e Florit para disa javësh, teksa shfaqej në studio së bashku me Anxhelinën dhe Brunon, ai krahas tregoi se mund të sillnin pjesën e dytë të këngës hit verore “Nina”. Ende nuk dihet nëse dyshja e artistëve do të sjellin “Nina 2” apo një projekt të ri, megjithatë ne po e presim me padurim.

Anxhelina ka qenë shumë aktive me projekte të reja muzikore.  Pas rikthimit të saj në muzikë me këngën “Precious”, e cila pati një impakt shumë pozitiv dhe Anxhelina mori edhe mbështetjen e yllit të “KUWTK”, Kim Kardashian, ka publikuar këngën “Run For” dhe “No Drama”.