Film & Tv

Fama që i dha “Titanic” nuk ishte ajo që priste! Rrëfehet aktorja e njohur!

“Titanic” është pa dyshim një nga filmat më të preferuar të të gjitha kohërave për të gjithë njerëzit në mbarë botën. Ky film iu dha një famë të jashtëzakonshme dy protagonistëve të tij, Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio. Së fundmi, aktorja ka rrëfyer se pas debutimit në film është bullizuar dhe kjo e ka bërë të ndihet shumë keq. Kate ka rrëfyer në një intervistë për ‘WTF with Marc Maron’:

Ishte si dita më natën dhe ndryshimi ndodhi shumë shpejt. Shtypi britanik u tregua shumë i keq me mua. Ndihesha shumë e bullizuar, të them të drejtën. Më kujtohet teksa mendoja, ‘Okay, kjo është e tmerrshme, por do të kalojë’. Dhe sigurisht që kaloi, por më bëri të mendoja se nëse fama do të ishte e tillë nuk do e doja fare. Nuk e meritoja mënyrën si më trajtuan.

Aktorja ka shtuar se në kohën kur “Titanic”-u u publikua, në vitin 1997, ajo ishte ende duke mësuar se si të aktronte dhe e ndjente se nuk ishte ende gati të bënte punë të mëdha në Hollywood.

Ishte një përgjegjësi e madhe. Unë nuk doja të bëja gabime, doja të isha aty për një kohë të gjatë.