Aktualitet

Familjarët e Mateos tentojnë të futen me forcë ne burgun e Vlorës, aty ku mbahet Klodian Çalamani.

Familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra nga fqinji në Fier, protestuan sot përpara dyerve të burgut të Vlorës, aty ku aktualisht mbahet autori i krimit të rëndë, Klodian Çalamani.

Nëna e Mateos Vasiut së bashku me familjarët e tjerë kanë tentuar që të kalojnë kangjellat e burgut të Vlorës.

Përpara dyerve të burgut, është vendosur një kordon policor për të mos lejuar familjarët të hyjnë me forcë brenda ambienteve.

Kujtojmë se vetëm dy ditë më parë, familjarët e 8-vjeçarit protestuan përpara gjykatës së Fierit aty ku pritej të jepej masa e sigurisë ndaj Klodian Çalamanit.

Madje, të afërmit hynë forcërisht brenda ambienteve të gjykatës duke thyer derën kryesore, por më pas ata u larguan nga policia.

Familjarët kërkojnë dënimin me vdekje të autorit, duke zhvilluar një peticion e duke mbledhur firma të cilat thanë se do i depozitojnë në parlament.