Celebrities Gossip Showbiz

“Familjen mos ma përmend!” Degradon debati mes Alvisës dhe Adës

Debatet mes Alvisës dhe Adës duken të mos kenë të ndalur. E gjitha nisi nga takimi mes Edit dhe Alvisës që duket se ‘krisi’ marrëdhëniet mes konkurrentëve. Jo vetëm Ada dhe Edi të cilët patën një debat shumë të ashpër që degradoi në ofendime, por edhe mes dy vajzave u krijua një situatë e pakëndëshme. E gjitha nisi kur Ada u shpreh për Edin se u tregua shumë ‘fake’ në takimin me të.

E gjatë debatit mes Adës dhe Edit, Alvisa zgjodhi t’i dalë në krah këtij të fundit, duke i thënë Adës se përse e zgjodhi Edin kur nuk e pëlqente. E gjatë debatit mes Adës dhe Edit, Alvisa zgjodhi t’i dalë në krah këtij të fundit, duke i thënë Adës se përse e zgjodhi Edin kur nuk e pëlqente.

Ti e di pse e zgjodha, vetëm nga pamja e jashtme se kur hap gojën… Po të injoroj se ti flet kot E putha unë, vetëm unë e putha? Shko moj vë syzet të kam thënë 100 herë.

Gjithashtu edhe në ditën e sotme debati mes vajzave ka vazhduar në tone shumë të ashpra. E gjitha nisi nga Alvisa e cila u shpreh se është ndjerë e ofenduar nga Ada.

Sjellja e Edit nuk më pëlqen fare. Ofendime kanë bërë dhe Mikela dhe Ada që më kanë ofenduar pafundësisht. Në program kam ardhur për ta shijuar dhe për të gjetur dashurinë. Ne jemi në emision, nuk jemi në rrugë. Unë kam probleme me sytë dhe më thotë a shikon nga sytë dhe vi syze. Ofendon vazhdimisht Ada. Çfarë të intereson ty, i thua kokëbosh, i thua je si femër. Nuk të kam ofenduar ty dhe askënd tjetër që kam dinjitetin tim. Ti ose duhet të largohesh ose të kërkosh falje. Shiko sa e pafytyrë është sa fillon e qesh. 

Ada ju kthye duke thënë se është Alvisa ajo që viktimizohet.

Është një publik i tërë që na ndjek. Alvisa viktimizohet.

Kaq ka mjaftuar që Alvisa t’i përmendë Adës familjen dhe kjo gjë e nervozoi konkurrenten. “Ti je viktimizuar, jo familje…”

Me familjen mos ma përmend. Mos ma ngri zërin mua se je më e vogël se mua.

Nuk dihet se çfarë po ndodh mes vajzave, megjithatë situata prej ditësh tanimë është shumë e tensionuar.