Celebrities Gossip Showbiz

Familjes së Britney dhe Sam i shtohet anëtari më i ri!

Britney Spears dhe i fejuari Sam Asghari janë jashtëzakonisht të lumtur me ardhjen e qenushit të ri në familejn e tyre. Ai mban emrin Porsha, të cilin Asghari e bleu për yllin e popit dhe ua zbuloi fansave përmes mediave sociale. Në postimin e tij të bërë në rrjetin e tij social Instagram, ai shkroi  se:

Surprizova të fejuarën time me anëtarin më të ri në familje. Porsha.

Videoja vazhdon më tej dhe para se t’i jepte një puthje qenushit, ai dëgjohet duke thënë:

Emri i saj është Porsha, dhe ajo ka për qëllim t’ju dojë pa kushte dhe do të trajnohet për t’ju mbrojtur nga çdokush që vjen rreth jush me qëllime të këqija.

Kujtojmë gjithashtu se ylli i muzikës pop është duke u shëruar nga ndryshimet e shumta që kanë ndodhur në jetën e saj. Këngëtarja e cila ka kaluar 13 vitet e fundit nën një kujdestari duke qenë në kontroll nga babai i saj, Jamie Spears, po lirohet tani plotësisht. Më 12 Gusht, Jamie tha se do ta japë dorëheqjen si kujdestar i së bijës dhe më 29 Shtator u zëvendësua nga avokati John Zabel. Fati i kujdestarisë do të përcaktohet në një seancë dëgjimore më 12 nëntor.

Ekipi i këngëtares Britney Spears dëshiron të sigurohet që ajo të jetë e përgatitur për sukses në rast se kujdestaria e saj përfundon këtë vit. Por babai dhe ish-kujdestari i saj, Jamie Spears, vazhdon të shqetësohet për diçka pas fundit të kujdestarisë. Një burim për “Page Six” tha se Jamie është i shqetësuar se si Britney do ta përballojë të qenit e vetme për herë të parë pas 13 vjetësh. Burimi u shpreh:

Ekziston një shqetësim i vërtetë nga ana e Jamie se Britney do të përballet me sfida nëse kujdestaria merr fund dhe se ajo nuk do të dijë t’i përballojë ato siç duhet.