Celebrities Gossip Showbiz

Fansat dyshojnë se ajo ka lindur, Kylie Jenner u vërteton të kundërtën!

Kylie Jenner ka treguar barkun e saj të rrumbullakosur në një përpjekje për të provuar se është ende shtatzënë pasi fansat hodhën dyshime se ajo kishte lindur tashmë. Ylli 24-vjeçar i “KUWTK” është në pritje të fëmijës së saj të dytë me të dashurin Travis Scott, pasi kishin mirëpritur më parë një vajzë të quajtur Stormi Webster së bashku në shkurt të vitit 2018.

Duke postuar në Instagram Stories në ditën e Vitit të Ri, Kylie pozoi, teksa shfaqte me krenari barkun e saj. Ylli veshi një kostum të ngushtë me lëkurë ngjyrë kafe të pasur për të maksimizuar pamjen e barkut të saj shtatzënë, ndërsa kishte veshur edhe një pallto të mrekullueshme. Ajo ka pozuar përballë një muri dhe ka luajtur me flokët e saj në videoklipin e shkurtër që ka ndarë me 295 milionë ndjekësit e saj në platformën e rrjeteve sociale.

Klipi vjen pasi Kylie ndau një fotografi artistike bardh e zi të saj duke treguar barkun e rrumbullakosur teksa përgatitej për të festuar Vitin e Ri. Ajo ka shkruar krahas imazhit:

Ndërsa po afrohet 2022, kam reflektuar për këtë vit të fundit dhe bekimet që solli, por edhe dhimbjet e shumta që kishte. Nuk do ta harroj kurrë këtë vit dhe të gjitha ndryshimet e rëndësishme që bëri në jetën time. Lutem që ky vit i ri të jetë i mbushur me shumë dashuri për të gjithë ju dhe shpresoj që të gjithë të qëndrojnë të sigurt dhe të shëndetshëm gjatë kësaj kohe.

Kujtojmë, se ishte një vit dramatik për yllin në vitin 2021 pasi ajo u sulmua në nëntor të vitit të kaluar kur ndau pamjet nga fatkeqësia fatale e festivalit muzikor “Astroworld” që u shpalos ndërsa i dashuri i saj ishte në skenë.