Film & Tv

Fansat e “Home Alone 2” kërkojnë që pjesa ku Donald Trump luan të hiqet nga filmi!

Kohët e fundit, trazirat në SHBA kanë marrë vëmendjen e të gjithë botës, pasi sulmet në Kongresin Amerikan duket se kanë cënuar vendin me demokracinë më të mirë në botë. Presidenti në ikje, Donald Trump është kritikuar jo pak madje është akuzuar se ka nxitur dhunën dhe protestat e përgjakshme në Capitol Hill, ku si pasojë 5 persona humbën jetën dhe mijëra të tjera u plagosën.

Së fundmi, adhuruesit e filmit “Home Alone 2”, kanë kërkuar të largohet pjesa ku luan Donald Trump. Donald bëri një paraqitje të famshme në vazhdimin e “Home Alone” në vitin 1992 “Lost In New York”.

Në një paraqitje të shkurtër në filmin ikonik festiv, ai i tregon Kevin McCallister si të shkojë në hollin e hotelit. Por tani adhuruesit e filmit po kërkojnë që pjesa e tij të hiqet.

People Call For Donald Trump To Be Removed From Home Alone 2 - LADbible

Një ndjekës shkroi në Twitter se:

A ka menduar dikush që të redaktojë “Home Alone 2” për të hequr Donald Trump? Duket si diçka që ndoshta duhet bërë dhe unë dua ta shoh.

Një tjetër kërkoi:

Zëvendëso Donald Trump në “Home Alone 2” me Christopher Plummer.

Rikujtojmë, se Twitter-i i pezulloi përgjithmonë llogarinë, Presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.