Film & Tv Gossip Showbiz

Fansat e shqetësuar për Selena Gomez-in, këngëtarja shfaqet rrugëve e përgjakur…

Disa orë më parë në rrjet kanë qarkulluar disa foto të këngëtares së njohur Selena Gomez e përgjakur duke u shoqëruar nga një polic. E gjitha kjo ka mjaftuar që fansat e saj të shqetësohen për të.

Por jo çdo gjë është ashtu siç duket. 28-vjeçarja është duke xhiruar për filmin e ri “Only Murders in the Building” kështu që nuk ka vend për panik.

Xhirimet e filmit po vazhdojnë dhe ende nuk ka ndonjë datë publikimi. Ne mezi po e presim, po ju?!

Rikujtojmë, se Gomez ka pozuar së fundmi për “Vogue” ku ka sjellë edhe një frymë pranvere-vere me stilin e saj. Artistja është rrëfyer edhe për të shkuarën e saj, problemet financiare të familjes e shumë të tjera.

Ylli i muzikës pop ka treguar gjithashtu se sa e vështirë është të hysh në një marrëdhënie të qëndrueshme që pas ndarjes nga Justin Bieber tri vite më parë. Ajo u shpreh se fama e ka bërë të vështirë për të që të kuptojë nëse një person e pëlqen vërtet atë.

Selena është rikthyer fuqishëm dhe ka përgatitur një album, të gjithin me këngë spanjolle, i cili titullohet “Revelacion” dhe përmban 6 këngë.