Celebrities Gossip Showbiz

Fansat i dalin në mbrojtje Justin Bieber pasi u akuzua se po sillet keq me Hailey-n!

Një video e publikuar së fundmi e Justin Bieber dhe bashkëshortes së tij, Hailey, u bë virale në rrjetet sociale dhe fillimisht në “TikTok”. Pas kësaj, të shumtë ishin njerëzit që akuzuan Justin për sjelljen e pahijshme ndaj Hailey-t. Në video duket këngëtari, i cili u shfaq në një klub nate së bashku me DJ Diplo-n në Las Vegas. Justin të krijon përshtypjen sikur i bërtet Hailey-t.

Videoja qarkulloi fillimisht në “TikTok” dhe njerëzit pretenduan sjellje të papërshtatshme apo abuzive. Ndërkohë disa njerëz të tjerë thonë tjetër version.

Ai nuk po bërtiste. Unë isha atje dhe e dëshmoj këtë. Ishte e gjitha adrenalinë.

Ndërkohë në një tjetër koment dikush shkruan:

Ai ishte në adrenalinë pas performancës. Nuk ishte i zemëruar me Hailey-n dhe nuk po i bërtiste. E urrej faktin që njerëzit e nxjerrin gjithnjë si person të keq.

Një përdorues i “Twitter”, i cili gjithashtu pretendon se ishte dëshmitar i skenës, tha se Justin ishte në gjendje të mirë dhe po i tregonte një histori, por njerëzit në internet janë gjithnjë të gatshëm të krijojnë skenarë.

Rikujtojmë se, kjo nuk është hera e parë që këngëtari akuzohet nga fansat se po abuzon me bashkëshorten e tij, Hailey Bieber.