Celebrities Showbiz

Fansat kritikojnë pamjen e saj?! Ja se çfarë përgjigje ka Sarah Jessica Parker për ta…

Sara Jessica Parker, nuk mund të mos pyesë veten se pse njerëzit po komentojnë pamjen e saj. Aktorja e serialit ikonik “Sex and the City”, e cila do të risjellë rolin e saj si Carrie në serialin e ardhshëm “And Just Like That”, kohët e fundit u shpreh për Vogue në lidhje me kritikat që ka parë në internet për personazhet pas njoftimit se do të nisë ky serial. Ajo shprehet se:

Të gjithë kanë diçka për të thënë. Ajo ka shumë rrudha ose ajo nuk ka rrudha të mjaftueshme. Flokët e saj janë të thinjur. A nuk ka flokë të thinjur? Unë kam qenë afër prezantuesit Andy Cohen dhe flokët e tij janë të thinjur por ai është një personazh i shkëlqyer. A është rregull që nëse je e thinjur nuk je e aftë? Unë nuk e di se çfarë t’ju them më njerëzve.

Ylli i HBO tha se i ka parë këto komente veçanërisht në rrjetet sociale. Sarah vijon:

Duket sikur njerëzit nuk duan që ne të jemi plotësisht në rregull me vendin ku jemi. Zgjedhim të plakemi natyrshëm dhe të mos dukemi të përsosur dhe bëni atë që ju bën të ndiheni më mirë me veten tuaj. E di se si dukem dhe nuk kam zgjidhje tjetër. Çfarë do të bëj për këtë? Të mos plakem më?

Rikujtojmë se kompania Airbnb njoftoi se po jep me qira apartamentin ikonik të Carrie për vetëm 23 dollarë në natë. Mikpritësja e tij nuk është askush tjetër përveç aktores Sarah Jessica Parker, e cila do të risjellë rolin e saj si Carrie në serialin e ardhshëm me 10 episode, të titulluar “And Just Like That”, në dhjetor në HBO Max. Në serialin e njohur, Carrie mori me qira një dhomë gjumi (e kompletuar me një dollap që të gjithë do ta dëshironim) për 700 dollarë në muaj.