Celebrities Showbiz

Fansat ‘kryqëzojnë’ sërish Chrissy Teigen, po tani çfarë ka ndodhur?!

Chrissy Teigen dhe bashkëshorti i saj John Legend kanë organziuar së fundmi një festë me temn e serialit korean “Squid Game”, i cili përqendrohet rreth njerëzve me borxhe ekstreme financiare duke rrezikuar jetën e tyre në një seri sfidash të rrezikshme. Çifti i famshëm kërkoi ndihmën e planifikuesve të festës për të krijuar çdo detaj dhe për të transformuar shtëpinë e çiftit në Kaliforni që të dukej si seti i serialit.

Festa paraqiti disa shkallë labirint, krevate marinari dhe banka të mëdha derrkucësh të mbushura me para. Teigen gjithashtu ndau fotografi nga festa në rrjetet sociale që shfaqnin gjithashtu një sërë kostumesh “Squid Game”. Ajo shkroi:

Nga t’ja filloj! Çfarë nate absolutisht epike. Ëndrra ime u bë realitet për të parë miqtë e mi duke luftuar deri në vdekje.

Aktorë si ylli i “Pretty Little Liars”, Shay Mitchell dhe Jesse Tyler Ferguson morën pjesë në festën e të gjithë yjeve. Megjithatë, fansat nuk u impresionuan nga festa dhe kritikuan temën e zgjedhur nga Chrissy. Dikush komentoi duke thënë se:

Më vjen keq që njerëzit e pasur janë fjalë për fjalë kaq të pashpirt. “Squid Game” bënte fjalë për fjalë për njerëzit, jeta e të cilëve ishte aq e tmerrshme për shkak të të qenit të varfër, saqë ata do të preferonin të luanin një lojë të vërtetë për jetë a vdekje për t’i shpëtuar kthimit në varfëri dhe Chrissy Teigen me të vërtetë po e rishfaq atë në rezidencën e saj.

Një tjetër fanse shkroi:

Zakonisht unë jam një fanse e Chrissy Teigen, por ka diçka super të çuditshme për të kaluar fundjavën duke luajtur “Squid Game” me miqtë tuaj tepër të pasur.

Rikujtojmë se, Chrissy Teigen ka thënë së fundmi se nuk e ka idenë nëse Kim Kardashian dhe Pete Davidson janë çift, por ajo ende ka disa mendime për këtë. Teigen dhe bashkëshorti i saj, këngëtari John Legend, kanë qenë miq të ngushtë me Kardashian dhe Kanye West nga i cili ajo kërkoi divorcin në shkurt.

Të gjithë po më pyesin, nuk e kam idenë. Unë nuk e di asgjë. Por djemtë humorista (si Pete) janë shumë të mirë. Shikoni John për shembull. Ai është humorist i paparë.