Celebrities Gossip Showbiz

Fansat mendojnë se e kanë gjetur gjininë e bebit të Kylie Jenner, ja çfarë aludojnë ata!

Kylie Jenner po tregohet shumë e kujdesshme për të ruajtur privatësinë për sa i përket shtatzënisë së saj. Sipërmarrësja e njohur dhe ylli i “Keeping Up With The Kardashians” ende nuk e ka zbuluar gjininë e bebit që po pret. Megjithatë kjo nuk i ka ndaluar fansat e saj që të aludojnë dhe të japin teoritë e tyre.

Sipas tyre, Kylie Jenner duket se la të nënkuptohej reth gjinisë së foshnjës së saj në një fotografi të postuar në Instastory. Postimi i ri i 24-vjeçares ka bërë ndjekësit të mendojnë se ylli dhe i dashuri i saj, Travis Scott, janë në pritje të një djali. Kylie publikoi një foto duke shfaqur një sedilje blu brenda një makine.

Dhe aq mjaftoi që fansat të mendonin se Kylie është në pritje të një vogëlushi. Gjithashtu kësaj i shtohet dhe fakti që kur ajo lançoi linjën e saj më të re të kujdesit ndaj bebeve, ishte e veshur me ngjyrë bojëqielli gjithashtu. Dhe atëherë fansat aluduan se ylli po priste një djalë. Por a kanë ata të drejtë?

 

Rikujtojmë se, fansat e Kylie Jenner kanë reaguar me neveri teksa ajo së funmi ka pozuar e zhveshur dhe e mbuluar e tëra me gjak për imazhin e ri nga fushata e make up-it grafik të ‘Freddie Kruger’. Bashkëpunimi ka të bëjë me ‘Nightmare On Elm Street’. Nëpërmejt një postimi në rrjetin e saj social Instagram ajo ndau me fansat e saj imazhet e reja të cilat u cilësuan si shumë ‘shqetësuese’ nga disa prej 275 milionë ndjekësve të saj. Ajo shfaqet me trupin e saj të zhveshur dhë të lyer me gjak dhe e gjitha kjo vjen për bashkëpunimin e fundit me ekskluzivitetin horror të përqendruar rreth Freddie Kruger për linjën e saj ‘Kylie Cosmetics’.