Celebrities Gossip Showbiz

Fansat zemërohen me veprimin e fundit të Bruno Mars në Grammys, ‘më keq se Will Smith’!

Shikuesit e ceremonisë së 64-t Grammy Awards mbetën gojëhapur kur Bruno Mars ndezi një cigare në skenë duke pranuar çmimin e tij për “Record of the Year” të dielën mbrëma. Këngëtari 36-vjeçar mori çmimin si pjesë e grupit R&B Silk Sonic, i cili përbëhet nga Bruno dhe reperi Anderson .Paak, për debutimin e tyre në vitin 2021 me “Leave the Door Open”.

Pasi doli përpara audiencës për të pranuar vlerësimin, Bruno vuri një cigare në gojë, me disa fansa të muzikës që e panë incidentin më tronditës se Will Smith që goditi Chris Rock në Oscar muajin e kaluar. Një person shkroi në Twitter:

Bruno Mars sapo ndezi një cigare në skenën e Grammys në mes të marrjes së një çmimi, a mund të flasim për këtë në vend të Will Smith tani?

Ndërkohë, një shikues tjetër shkruante se nuk do të merrte më pjesë në një koncert tjetër të Bruno Mars. Duke vënë në pikëpyetje veprimet e tij, dikush tjetër shkroi:

Bruno Mars ndez një cigare në skenë ndërsa pranon një Grammy?!

Një tjetër shikues postoi:

Bruno Mars sapo ndezi një cigare duke pritur çmimin e tij [emoji me të vjella në fytyrë].

Megjithatë, jo të gjithë shikuesit ishin të neveritur, me disa që shkruan në Twitter për të thënë se u pëlqente energjia e tij e qetë.

Oh të jesh Bruno Mars duke pirë një cigare në skenë në Grammys!

Ishte Bruno Mars që pranoi një #GRAMMY dhe ndezi një cigare në skenë, një tjetër energji për mua.