Celebrities Gossip Showbiz

Fansi tenton të tërheq Elvana Gjatën nga skena, ja si reagoi këngëtarja!

Elvana Gjata është padyshim një nga divat e muzikës shqiptare dhe këngët e saj më të fundit janë pëlqyer shumë nga publiku dhe këtë e tregojnë klikimet e shumta që këngëtarja merr në projektet e saj muzikore. Padyshim që ajo është një ndër këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar dhe jo vetëm, si dhe ndër më të talentuarat.

Së fundmi ka qarkulluar një video teksa në një nga koncertet e fundit të saj, një prej fansave teksa këngëtarja i ka dhënë dorën, fansi e ka tërhequr dhe është munduar ta rrëzoj nga skena, gjë të cilën nuk e ka realizuar dot dhe Elvana e ka kaluar me shumë sportivitet këtë situatë të sikletshme. Gjithashtu Elvana e ka postuar videon në Instastory dhe i ka shkruar disa fjalë fansit:

Është ok, edhe unë të dua gjithashtu

Së fundmi Elvana ka postuar në Tik Tok një video, ku u ka dhënë ndjekësve një lajm të rëndësishëm e shumë të bukur, për të cilin dukej mjaft entuziaste dhe e lumtur. Mesa duket këngëtarja do të jetë pjesë e spektaklit të “BBV2” e ndoshta në finalen e madhe.