Aktualitet

Fasha 800 kWh nuk do aplikohet as për muajin nëntor, Ministrja Balluku konfirmon lajmin!

Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për moszbatimin e fashës 800 kw/h as për muajin nëntor.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës Belinda Balluku, me anë të një konferencë për shtyp, ku tha se çmimi i energjisë ka rënë edhe në bursë në fillim të nëntorit.

“Në fillim të nëntorit, parashikimi i bursës hungareze është më i ulët. Këto nuk janë ulje të konsiderueshme por krahasuar me 450 eurot që blihej në shtator, është një ulje që do të na ndihmonte në këto momente. Qeveria shqiptare ka vendosur të mos e aplikojë fashën 800 kw/orë për asnjë abonent. Desha të ndaja me ju një lajm shumë të mirë, pasi kemi mbyllur procesin për shoqëritë që do të ofrojnë produktin dhe instalimin e paneleve djillore, më një dhjetor kemi hapur datën dhe në ditën e parë kemi pasur më shumë se 120 aplikime dhe kemi mbyllur javën e parë me mijëra, do i kërkoja qytetarëve të mos mërziten se janë një sërë kriteresh për tu përmbushur.”- tha Balluku.