Ndryshe

Fatbardh Kadilli: “Kam 8 vite në politikë dhe nuk kam marr asnjë rrogë!”

Fatbardh Kadilli ishte i ftuar në emisionin “Ndryshe” moderuar nga Salsano dhe Adi. Një nga pretendentët kryesorë për të zënë vendin e Bashës në Partinë Demokratike, tregoi një tjetër anë të tijën në Top Albania Radio.

Kadilli diskutoi mbi mënyrën e tij të qeverisjes. Ai u shpreh se ka një mendësi tjetër në drejtim, dhe i pëlqen të mësojë nga metoda amerikane. Më tej, në lidhje me një koalicion të mundshëm me mazhorancën, Kadilli u shpreh se nuk i duket e përshtatshme.

Unë nuk do të hyja kurrë në bashkëpunim me mazhorancën… Opozita është votuar për ta mbikqyrur atë.

Ndër të tjera, ai foli edhe për aspektin ekonomik të politikanëve. Kadilli u shpreh se ka 8 vite politike dhe nuk ka marrë asnjë rrogë, por jeton me të ardhurat e familjes. Një moment i veçantë, ishte kur Kadilli foli për shpalljen e Sali Berishës “non grata” nga DASH.

Nuk besoj se ka të bëjë drejtpërdrejt, nuk është nisur Amerika të dëmtojë Partinë Demokratike.