Lifestyle Love & Sex

Fati apo rastësia, çfarë i lidh njerëzit së bashku?!

Marrëdhëniet njerëzore shpesh duken të komplikuara, por në fakt është më e thjeshtë sesa ne mendojmë. Ka njerëz me të cilët mendojmë se do të jemi bashkë për gjithë jetën, por atëherë rrugët na ndahen. Nuk duhet të jetë faji i askujt për këtë, kjo është thjesht jeta. Madje, edhe pse disa njerëz ikin nga jeta juaj, thjesht largohen, mbeten kujtimet, leksionet, koha të cilën e keni kaluar bashkë, pa marrë parasysh se si jeni ndarë.

Gjithashtu, disa njerëz shfaqen rastësisht dhe papritur, të japin këshilla, dëgjon diçka të vlefshme prej tyre, të tregojnë drejtimin e duhur dhe më pas nuk takohesh më. Mund të jetë një person që e keni takuar rastësisht në rrugë apo dikush që ju ka motivuar historia e jetës së tyre.

Asnjë takim nuk është krejtësisht i rastësishëm, secili ka arsyen e vet. Tyler Perry, një aktor, komedian, regjisor dhe dramaturg amerikan, frymëzon shumë me fjalimet e tij motivuese dhe ja çfarë thotë ai për takimin me njerëz të ndryshëm gjatë gjithë jetës:

Ka njerëz që vijnë në jetën tonë, ndonjëherë, për të qenë aty vetëm për një periudhë. Ata nuk do të jenë me ne përgjithmonë. Ndonjëherë jemi në marrëdhënie me njerëz dhe mendojmë se do të jenë përjetë, por ata janë të destinuar të jenë në jetën tonë vetëm për një periudhë të caktuar. Këta janë njerëz që vijnë në jetën tonë për një arsye. Disa njerëz nuk janë gati dhe nuk kanë aftësinë për të shkuar atje ku jeni nisur. Prandaj, mos u shqetësoni pse ata janë larguar nga jeta juaj, thjesht, nuk kanë mundur të shkojnë atje ku janë synimet tuaja.