Celebrities Showbiz

Fati i keq e ndjek edhe filmin e ri të Jennifer Lopez!

Filmi i ri i Jennifer Lopez është produksioni më i fundit i Hollywood i prekur nga COVID-19. Xhirimet e filmit “The Mother” janë ndërprerë përkohësisht për shkak të rasteve pozitive me koronavirus të lidhura me ekipin e prodhimit. Pjesa më e madhe e projektit është xhiruar në Kanada, ku Jennifer Lopez po xhironte disa skena para vitit të ri.

Në këtë film, me regji të Niki Caro, ylli i “On The Floor”, 52-vjeçarja luan rolin e një vrasëseje, e cila mbron vajzën e saj, luajtur nga Lucy Paez, të cilën e braktisi pasi ndiqej nga persona të rrezikshëm. Joseph Fiennes dhe Omari Hardwick krahas Jennifer do të kenë role protagoniste në këtë projekt. Megjithë këtë pengesë të përkohshme, filmi tjetër i ri i Lopez, “Marry Me”, do të shfaqet më 11 shkurt.

“The Mother” është një nga projektet e shumta të detyruara të ndërpresin prodhimin mes rritjes së fundit të rasteve me COVID-19. Disa shfaqje televizive, duke përfshirë “Grey’s Anatomy”, “NCIS”, “NCIS: Los Angeles” dhe “Chicago Fire”, thuhet se e kanë pezulluar prodhimin ndërsa varianti Omicron vazhdon të përhapet.

Në një intervistë të fundit me Howard Stern, aktori i njohur Ben Affleck zbuloi arsyet se pse martesa e tij me Jennifer Garner u prish, duke fajësuar atë për problemin e tij të alkoolit. Edhe pse u duk se Lopez nuk ishte e lumtur për këtë gjë, rezulton se këto thashetheme nuk janë aspak të vërteta. Jennifer Lopez po e mbështet Ben Affleck në çdo vendimi dhe qëndrim të tijin. Pavarësisht raporteve të mediave se Lopez u ofendua nga komentet e Affleck në lidhje me ish-bashkëshorten e tij, Jennifer Garner, gjatë një interviste të fundit me Howard Stern, këngëtarja thotë se thashethemet janë krejtësisht të pabaza.