Celebrities Gossip Showbiz

Fationi lë pas inatet e vjetra: “Melisa është më e hajrit!”

Nuk ka ndjekës të “Për’puthen” që nuk kujton fjalët dhe akuzat e forta që ish-konkurrenti Fation Kuqari drejtoi për Melisën se kishte një lidhje dhe kishte fakte që ajo kishte kryer marrëdhënie me një nga djemtë e emisionit.

Asokohe, Melisa dhe Fationi kishin dalë në disa takime, por marrëdhënia e tyre u kris përgjithmonë pas këtyre akuzave.

Tanimë, pas përfundimit të emisionit, Fationi duket të ketë ndryshim mendim për Melisën. Së fundmi, i ftuar në një intervistë, ish-konkurrenti i “Për’puthen” i pyetur për opinionin e tij për Melisën ka treguar se në fakt nga gjithë këngëtarët që kanë dalë nga aty ajo është më e hajrit.

I uroj suksese. Tani të themi të drejtën nga të gjithë këngëtarët që kanë dalë aty Melisa është më e hajrit. Më pëlqen si këngëtare.

Ndërkohë, kujtojmë se Melisa vazhdon lidhjen e saj me gjithashtu një tjetër ish-konkurrent të “Për’Puthen”, Andi Shehin, ndëra për Fationin ende nuk është bërë publike ndonjë lidhje dashurie.