Pardon My French

Fatma Haxhialiu e thotë hapur! Ja me cilin emision nuk do të bashkëpunonte

Gazetaren e njohur, Fatma Haxhialiu, jemi mësuar ta shikojmë shpesh në ekran, si e ftuar, opinioniste apo edhe me emisionin e saj, që tashmë nuk është më. Sot, ajo ishte e ftuar në emisionin “Pardon My French” në studion e Top Albania Radio-s me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo.

E pyetur se cili do të ishte formati televiziv që nuk do ta pranonte kurrë si propozim për të qënë pjesë e tij, Fatma zbulon inatin që ka me emisionet sportive.

Do t’i thoja ‘JO’ çdo emisioni sportiv. Nuk e ndjek fare… aty do isha fiks si ato gocat e shkreta, kur shikoj ndonjë gocë që është në vështirësi, në çfarëdolloj formati, që është kshu jashtë habitatit të vet, gjithmonë them; kështu do jem unë në emisione sportive. Madje më bënë një ftesë që të më kishin në studio… thashë çfarë është kjo! Unë kam çunin që luan futboll tani, stërvitet edhe dy herë që vajta nuk e përballova dot, bëra sikur e pëlqeva kshu si mama  ‘ua sa bukur me topin në fushë’ dhe kaq. I thashë tim shoqi se kjo është përgjegjsia jote, merre mbaje…