Pardon My French

Fatma Haxhialiu zbulon propozimin për t’ju futur politikës!

Mos u çudisni nëse në një të ardhme do të shikoni gazetaren e njohur, Fatma Haxhialiu në fushën e politikës.

Fatma ishte sot e ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio, me Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo.

Me një energji pozitive, batuta, thashetheme, thumba dhe shumë të qeshura, Fatma shoqëroi të gjithë intervistën. Gjithashtu ajo zbuloi edhe disa fakte tepër interesante rreth karrierës së saj, por këtë herë jo në gazetari. Bëhet fjalë për politikën, ndonëse shumë persona mund ta shikojnë Fatmën si politikane, për shkak të oratorisë së saj dhe mënyrës së drejtpërdrejtë si i sjell gjerat në ekran. E pyetur nëse do të përfshihej në politikë Fatma jep përgjigjen që nuk e prisnim!

Politikës do t’i hyja dhe kam pasur disa propozime. Nuk e them dot… por disa njerëz me të cilët jam konsultuar, le të themi, kanë pasur ca arsye që mua më kanë pëlqyer pse do të më shikonin mua si një zë i vlefshëm në politikë… dhe ajo fjalia përmbyllëse që më thanë në fund të propozimit që më bënë ishte që: Është bukur që t’i bësh gjerat nga Facebook-u dhe Instagram-i dhe të kesh gjithë mbështetjen që ti ke dhe të dalësh të protestosh, por është më bukur kur ti je pjesë e vendimmarrjes. Dhe kjo me thënë të drejtën më pëlqeu…