Gossip Showbiz

Fatma Methasani reagon pas kërkesës publike të bashkëshortit për një fëmijë të dytë!

Alfio Rrotani së fundmi ka nisur një emision të ri televiziv “Aventurat e Alfios”, në të cilin kishte ftuar partneren e tij Fatma Methasani.
Gjatë emisionit ata zhvilluan biseda shumë interesante për çdo temë si dhe jetën tyre private, sigurisht gjatë kohës që ishin duke gatuar.
Dhe Alfio, më shumë stil, përpara të gjithë publikut, i kërkoi Fatmës një fëmijë të dytë.

Po plane të tjera ke? Për shembull, ndonjë vajzë?

Pas pak minutash heshje, ajo i dha një përgjigje që besohet se e trishtoi shumë partnerin e saj, ajo shprehu se nuk e ka në planet e saj afatshkurtëra një fëmijë tjetër.
Por nga ana tjetër, Rrotani dukej se e dëshironte shumë diçka të tillë dhe vijoi të insistonte duke i bhedhur batuën nëse bashkëshorti i saj ishte dakord me këtë gjë.
Ku Fatma i ktheu një përgjigje me nota humori në të duke i thënë se është shumë dakord e se nuk do të bëjnë më fëmijë.
Teksa u shokua nga përgjigja e partneres së tij, por ajo shtoi duke i thënë se bashkëshorti dëshironte edhe një fëmijë tjetër, por duhet ta mendojnë mirë.

Bashkëshorti nuk është dakord, e do edhe një fëmijë tjetër, por do të duhet ta mendojmë mirë e mirë.

Çifti shumë i dashur për publikun Alfio dhe Fatma janë prindër të një djali, i cili quhet Noah, ai e festoi ditëlindjen e tij të parë në janar.