Bota

Fauci: Amerika po shkon në drejtim të gabuar, duhet të rikthehet maska mbrojtëse!

Shtetet e Bashkuara po shkojnë “në drejtim të gabuar”, sa i përket pandemisë koronavirus, teksa numri i të infektuarve në mesin e atyre që nuk janë vaksinuar po rritet çdo ditë. Kështu ka deklaruar eksperti për sëmundje infektive në SHBA, Anthony Fauci.

Ai tha se varianti Delta i koronavirusit, është duke nxitur shpërthimin e rasteve, në zonat me shkallë të ulët të vaksinimit.

Fauci thotë se se zyrtarët shëndetësorë janë duke shqyrtuar mundësinë e rishikimit të udhëzimeve për maskën, për amerikanët e pavaksinuar, në mënyrë që të ndalet përhapja e virusit.

Ai ka thënë se është duke u rishikuar edhe ofrimi i dozave përforcuese të vaksinës, për personat e pavaksinuar.

Sipas të dhënave zyrtare, më shumë se 162.7 milionë banorë – apo 49 për qind e popullsisë – kanë marrë vaksinat në SHBA.

Sipas autoriteteve, prej shpërthimit të pandemisë, autoritetet kanë regjistruar 34 milionë raste dhe 610.000 viktima me koronavirus.