Bota

Fauci: “Omicron do t’i infektojë të gjithë!”

Kryeimunologu amerikan, Anthony Fauci nuk ka dyshime se me variantin Omicron, vështirë se do të mbetet njeri pa u prekur nga koronavirusi.

Do t’i infektojë, nisur nga shpejtësia e paprecedentë me të cilën përhapet.

Eksperti i sëmundjeve infektive, i cili është edhe këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për emergjencën COVID, shton:

Të vaksinuarit e personat që kanë marrë dozën e tretë do të ekspozohen. Shumë prej tyre mund të jenë infektuar, por gjasat janë të pakta që të përfundojnë në spital e të ndërrojnë jetë.

Ndërkaq, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, Gjermania regjistroi mbi 80 mijë raste të reja me koronavirus në 24 orë. Një rekord i ri në vendin ku po në 24 orë u shënuan 384 viktima. Fatkeqësisht, ata nuk ia dolën të fitojnë betejën me sëmundjen. Shifrat i jep Robert Koch Institut (Rki). Fiks një javë më parë, infektimet ditore ishin 58.912, edhe pse siç vinte në dukje Frankfurter Allgemeine Zeitung, duhej të mbaheshin në konsideratë vonesat në testime, edhe për shkak të pushimeve.

Duke mbetur në Europë, në Francë e kanë të qartë se kur zyrtarisht konfirmohen 370 mijë raste në ditë, në realitet janë 1 milion infektime. I këtij mendimi është ministri i Shëndetësisë Olivier Véran.

Franca nuk do të lejojë qarkullimin e variantit Omicron, por kësaj here, nuk do të jenë efikase masat anti-COVID, që janë zbatuar në të kaluarën në përballjen me disa valë infektimesh. Tashmë e dimë me siguri se Omicron është i prirur të qarkullojë në të gjithë planetin. Masat tradicionale nuk kanë ndikim në një variant kaq infektues.

Në Indi u raportuan rreth 200 mijë të prekur në 24 orë, 5 mijë prej tyre nga Omicron e 442 viktima. Ndonëse numri i fataliteteve nuk cilësohet shumë i lartë në raport me popullatën, godet shpejtësia e përhapjes së virusit. Referuar të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Indi, aktualisht shtrimet në spitalet janë kufizuar në 10% të rasteve kundrejt 40% të valës së muajit maj 2021.